Padyshim që historia e tyre bëri xhiron në rrjetet sociale, ku ish-vjehrra u përball live në një emision televiziv me ish-nusen, ndërsa ziheshin për kujdestarinë e djalit.
Ndonëse kanë kaluar disa muaj, historia e Elgantinës nga Kuçova dhe ish-vjehrrës së saj, Natasha, vjen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.
Natasha është përballur live me ish-nusen e djalit, ndërsa ka vijuar me dozën e fortë të akuzave për familjen e Elgantinës. Gruaja nga Saranda pretendon se nipi i saj, i cili tashmë është nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës. Madje ajo shkon edhe më tej, ndërsa shton se gjyshi sheh filma porno në sy të vogëlushit, shkruan ‘BalkanWeb’.
“Për tërë gushtin e kam marrë Argentinin. Ndërsa për tërë vitin e marr në total 12 orë. Nip im dhunohet nga gjyshi i tij. Ai ka treguar se gjyshi e rreh. Ai tregon se ka frikë nga ai, dhe se e rreh nënën e tij, Eglantinën. Babai i Eglantiës rreh edhe gruan. Madje u nxjerr edhe thikën. Gjyshi sheh filma porno në sy të nipit. Djali është i traumatizuar, nuk bëri një ditë plazh. Kërkuam urdhër-mbrojtjeje. Por prokuroria e rrëzoi kërkesën. Dua t’ju them se Argentini duket sikur është 20 vjeç nga ana e zhvillimit seksual”, tha ish-vjehrra.