Studim i ri për bylmetet: Janë të nevojshme

E mërkurë, 12 September 2018 18:02

Konsumimi i deri tre porcioneve me prodhime bylmeti në ditë mund të jetë me përfitime për shëndetin. Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Kanada. Studjuesit thonë se ky zbulim lidhet me nivelin e sëmundjeve kardioavaskulare. Por mjekët thonë se përfundimet e këtij studimi nuk e justifikojnë ndryshimin në masë të udhëzimeve të ushqyerjes, që këshillojnë pakësimin e bylmeteve me yndyrë të plotë.

Raporti i fundit lidhur me konsumimin e produkteve të bylmetit ndoqi mënyrën e ushqyerjes së 130 mijë njerëzve në 21 vende të botës, në mbi 5 kontinente, për një periudhë 9-vjeçare.
Një nga krahasimet kryesore të studimit ishte mes grupit të njerëzve që nuk konsumonin produkte bylmeti dhe atyre që konsumonin më tepër: deri në 3,2 porcione bylmeti në ditë. Doli se konsumatorët më të mëdhenj të bylmeteve ishin në Amerikën Veriore dhe në Europë, ku njerëzit konsumonin mbi katër porcione në ditë.
Sipas autorëve të studimit, një porcion normal bylmeti mund të jetë një gotë qumësht prej 244 militrash, një gotë kosi prej 244 militrash dhe një copë djathi prej 15 gramësh, ose një lugë e vogël gjalpë, prej 5 gramësh.
Ekipi i studiuesve të Universitetit McMaster arriti në përfundimin se grupi që konsumonte më tepër bylmet pati nivele më të ulëta të kolesterolit dhe prekej më pak nga ishemia cerebrale. Ky grup po ashtu kishte nivelin më të ulët të vdekshmërisë.
Autorja kryesore e studimit, Dr. Mahshid Dehghan, nga Universiteti “McMaster” i Ontarios, thotë se ekipi i studiuesve e përqendroi studimin kryesisht tek njerëzit që nuk konsumojnë bylmet në dietën e tyre të përditshme:
"Historia e yndyrnave të saturuara ka filluar shumë kohë më parë: përfundimi ka qenë se produktet me nivel të lartë të tyre ngrenë nivelin e kolesterolit, që shkakton arteriosklerozën dhe kjo e fundit është përgjegjëse për sëmundjet koronare të zemrës; por studimet e mëparshme nuk merrnin në konsideratë pasojat e yndyrnave të saturuara tek komponentët e tjerë lipidë të gjakut, si dhe tek faktorët e tjerë të rrezikut,” - thotë Dehghan.

Ky studim është në nivel vëzhgues, që do të thotë se studiuesit i nxorën konkluzionet të lidhura me faktorë të tjerë, pra ata nuk kanë hyrë në mekanizmat që sjellin këtë rezultat.
Sipas autorëve të Universitetit McMaster, ne harrojmë shumë nga komponentët e dobishëm që përmbajnë produktet e bylmetit. Në mesin e tyre janë amino acidet, vitaminat K1 dhe K2, si dhe kalçiumi, potasiumi dhe magnezi.
"Ne vumë re se në mesin e personave që nuk konsumonin fare produkete bylmeti, rreziku i vdekshmërisë, apo i sëmundjeve kardiovaskulare, kryesisht ishemia cerebrale, vdekja nga sëmundjet kardiavaskulare dhe ato jo kardiovaskulare, është më i lartë”, tha studiuesja Dehghan.

Studiuesja thotë se bazuar tek ky studim, njerëzit që konsumonin bylmet ishin 10 për qind më pak të rrezikuar nga shumica problemeve shëndetësore. Rreziku për ishemi cerebrale ishte 34 për qind më i vogël se tek personat që nuk konsumojnë bylmet. Por ajo shtoi se pjesëmarrësit në studim nuk konsumonin më tepër se tre porcione bylmeti të ditë.
Disa kritikë të studimit kanë ngritur pikëpyetje të ndryshme. Një prej tyre është Dr.Jimmy Chun Yu Loui i Universitetit të Hong Kongut. Ai argumenton se në studim janë përfshirë njerëz nga India, apo Kina, që kanë patur një zhvillim të madh ekonomik në 10 vitet e fundit dhe struktura ushqimore e tyre ka ndryshuar gjatë kësaj kohe. Pra, sipas tij 9 vjet nuk janë të mjaftueshme që një studim të arrijë në konkluzione.
Në kushtet kur flitet shumë për problemin e obezitetit, ky studim mund të shkaktojë konfuzion tek njerëzit. Por autorët thonë se ai nuk u bën thirrje njerëzve të konsumojnë në masë produkte me sasi të lartë yndyre, si djathi dhe gjalpi. Ata thonë se bylmetet janë një burim i rëndësishëm energjie, por kjo nuk do të thotë që njerëzit të konsumojnë shumë racione në ditë. sipas studiuesve kanadezë, konsumimi me masë, i produkteve të bylmetit, është gjithmonë rruga që duhet ndjekur. VOA

Modifikuar më E mërkurë, 12 September 2018 18:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...