Policia e Librazhdit ka arrestuar 51-vjeçarin, Shaban Hidri, banues në fshatin Dorez, për armëmbajtje pa leje.
Brenda në banesën e Hidrit janë gjetur 4 armë zjarri (2 automatik dhe 2 pushkë) dhe 140 fishekë luftarakë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Bashkëpunimi Polici-Komunitet, godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 4 armë zjarri dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Në vijimë të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, dhe si rezultat i bashkëpunimit mjaft të mirë Polici-Komunitet, shërbimet e Policisë Librazhd, në bazë të informacioneve të siguruara nga komuniteti, se në fshatin Dorez, Librazhd, në një banesë kishte armë zjarri, organizuan punën për verifikimin e informacionit.
Si rezultat i punës së mirëorganizuar, shërbimet e policisë gjatë kontrollit në territorin e banesës së shtetasit Shaban Hidri, 51 vjeç, banues në fshatin Dorez, Librazhd, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri ( 2 automatik dhe 2 pushkë), si dhe 140 fishkë luftarakë. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Shaban Hidri për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.