Kreu i PD-së, Lulzim Basha është i vendosur që të çojë deri në fund nismën për të bërë Vetting në politikën shqiptare.
Edhe pas deri tani ka hasur rezistencë nga Partia Socialiste, e cila ka deklaruar se nuk do të votojë projektligjin e PD-së, duket se nisma e Bashës, po ecën në gjurmët e ligjit për dekriminalizimit.
Ishte Partia Demokratike, e cila disa vite më parë, duke parë se në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste kishte sjellë me dhjetëra persona me rekorde kriminale, vendosi që të ndërmerrte nismën për të votuar ligjin e Dekriminalizimit.
Në atë kohë, e majta u betonte se nuk do të votonte këtë ligj, ndërsa disa muaj më pas, u dorëzua përballë presionit, duke e votuar atë në parlament.
Nga votimi i ligjit të Dekriminalizimit, nga e majta shqiptare, u larguan disa deputetë, e ndërsa po ashtu u shkarkuan disa kryetarë bashkish.
Por, duke parë që situata në Shqipëri po shkon keq edhe me keq me politikanët që janë në qeveri, PD po insiston për të votuar ligjin e Vettingut në politikë.
E majta po bën rezistencë, por kjo nuk do të zgjasë për shumë kohë. Nga ligi i Dekriminalizimit u larguan disa deputetë të majtë pasi ishin të lidhur me krimin, ligji i Vettingut duket se do të bëjë të mundur këtë herë largimin e peshqve të mëdhenj, siç janë Rama dhe ministrat e tij.
/55News.al/