RENEA zbarkon në Vlorë, kontrolle në disa banesa në lagjen 15 tetorit të këtij qyteti.
Pas kontrolleve të imtësishme të disa banesave është gjetur drogë dhe armë, ndërsa të paktën një person është ndaluar.
Bëhet e ditur që mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur në qytetin bregdetar 6 autoblinda të forcave të RENEA-s, ndërsa sot janë ushtruar kontrolle të imtësishme në disa banesa, pjesë e një operacioni për zbulimin dhe shkatërrimin e strukturave kriminale të shpërndarjes së drogës dhe armëve.