Kjo është dhoma në fshatin Remas të Lushnjes, ku 77-vjeçari Haxhi Lika mbeti i plagosur pas një operacioni nga forcat RENEA-a që i rrethuan shtëpinë, pasi dyshuan se aty fshiheshin persona në kërkim.
Nipi i të moshuarit tregon se gjyshi ishte në krevat kur u plagos në kokë dhe hedh poshtë versionin e Policisë se ai ka qëlluar mbi forcat RENEA me çifte.
Nipi: "Erdhi Policia në orën 4 të mëngjesit, Policia dhe RENEA. Siç e shikoni edhe vetë kanë shtënë me armë. Kanë qëlluar gjyshin, i cili ka qënë i shtrirë në krevat. Në momentin që ka qënë duke u ngritur, e kanë qëlluar në kokë dhe është i plagosur, është në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Quhet Haxhi Lika, 85 vjeç. Ju lutem, ta bëni publike këtë video.”
Ndërsa policia njoftoi se qëlloi se drejt saj u qëllua me çifte duke u munduar të fshehë një skandal të madh të mungesës së profesionalizmit.