×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Që prej arrestimit të Mond Begës, s’mbaron droga në Igumenicë/ Sekuestrohen 128 kg marijuanë, në pranga 3 shqiptarë të tjerë

Premte, 14 September 2018 13:31

Që pas arrestimit të mafiozit Mond Bega, janë shtuar rastet e sekuestrimit të sasive të mëdha të drogës në Igumenicë.

Lindin dyshime nëse kjo ka të bëjë me arrestimin e ish anëtarit të bandës së Lushnjës po në Igumenicë, apo është thjesht një rastësi që kapja e drogës atje ka ardhur në rritje.

Policia greke ka sekuestruar mbi 128 kg marijuane në dy operacione të ndryshme në kufirin greko-shqiptar pranë Igumenicës.

Në aksionin e mëngjesit të sotëm në Petusiou, Igumenicë, u ndalua një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 41 pako me 77 kg 270 gram marijuanë. Policia ka vënë në pranga shoferin shqiptar 30-vjeç.

Ndërkohë që pas mesnate në rrugën bujqësore në Drimitsa, Igumenicë, u kapen dy shtetas shqiptare 24 dhe 29-vjeç, teksa transportonin në këmbë çanta që përmbanin 48 pako me 51 kg 10 gram marijuanë. Në total janë sekuestruar 128 kg 280 gram marijuanë, 1370 euro, 3 celulare, 1 automjet.

Login to post comments