Një 19- vjeçar i identifikuar si Xhesion Kasaj, 19 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për vjedhje me dhunë, ka rënë në prangat e policisë.
Sipas policisë, ky shtetas më datë 28 shkurt 2018, në një kioskë tek sheshi “Shqiponja”, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetases E. B., (shitëse).
Ja njoftimi i plotë i policisë
Zbardhet ngjarja e ndodhur më 28 shkurt 2018, ku tek sheshi “Shqiponja” një person i maskuar nën kërcënimin e një thike i vodhi shitëses së një kioske xhiron ditore.
Identifikohet, kapet dhe arrestohet nga Policia autori i dyshuar i vjedhjes me dhunë.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në sajë të një pune të miroganizuar hetimore bën identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit :
- Xhesion Kasaj, 19 vjeç, banues në Përmet.
Ky shtetas më datë 28 shkurt 2018, në një kioskë tek sheshi “Shqiponja”, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur me dhunë xhiron ditore shtetases E. B., (shitëse).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal