Ditën e sotme një 61-vjeçar ka denoncuar zhdukjen e djalit të tij 22 vjeçar. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin nga Elbasani, me iniciale M.G., i cili ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 12 shtator.
Pasi familja ka humbur kontaktet me të riun dhe pasi kërkimet tek shokët dhe miqtë kanë rezultuar negative, babai 61-vjeçar me iniciale B.G. ka bërë një denoncim në polici për humbjen e djalit.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për gjetjen e të riut, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.