Arrestohet shoferi në Fier, i gjenden 70 mijë euro në “Range Rover” (emri)

Premte, 14 September 2018 18:01

Një 35-vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit të mjetit tip “Range Rover” personit emri i të cilit është Antonio Bregu i janë gjetur 70 000 euro në makinë të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Antonio Bregu banues në lagjen “Kastrioti” në Fier ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike. Para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. A. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen "Kastriot" Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip "Range Rover” në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit të mjetit, këtij shtetasi ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi Euro të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale. (Nenet 291 dhe 287 të Kodit Penal).

Login to post comments