Të hënën banorët e Kukësit dhe jo vetëm siç duket nuk do ta tolerojnë dot taksën e qeverisë në rrugën e Kombit. Ka zëra që po bëhen organizime për të dal dhe bllokuar rrugën, janë vënë njoftime në rrjetin social FB ku paralajmërohet se do të ngrihen dhe protestojnë, por konfirmimin e saktë se kjo do të ndodh e jep dhe deputeti i PD, Agron Shehaj. Në rrjetin social Fb, z.Shehaj pohon se banorët do të ngrihen dhe ai vet do të jetë aty në mbështetje të banorëve dhe kundër oligarkisë.
Ja çfarë shkruan deputeti Agron Shehaj në FB
“Të hënën, në orën 11.00, banorët e Kukësit do të ngrihen përsëri kundër taksës së Rrugës se Kombit, një vjedhje e turpshme e oligarkëve dhe qeverisë së korruptuar.
Unë dhe aktivistë të tjerë do t’i bashkohemi protestës në mbështetje të banorëve, kundër pushtetit grabitqar.
Ju bëj thirrje të gjithëve, nga e gjithë Shqipëria, t’i bashkohemi protestës dhe t'ju japim një mesazh të qartë pushtetarëve të korruptuar💶 që shqiptarët nuk durojnë dot më!”