Zbardhet plagosja në Shkodër, arrestohet 48-vjeçari (emri)

Premte, 14 September 2018 18:12

Është ndaluar dhe arrestuar autori i ngjarjes së ndodhur me datë 05.05.2018 ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Y. B.

Nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me mbështetjen e FNSH Shkodër, falë një pune intensive hetimore dhe në baze të informacioneve të marra në rrugë operative kapet dhe ndalohet shtetasi:

Lulzim Hasanaj, 48 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendimit Nr.544, datë 29.05.2018, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në Burg“ për veprat penale të “Vrasjes me dajshe, në tentative, kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278/3 të Kodit Penal, pasi është bashkëautor i plagosjes me armë zjarri i shtetasit Y. B. ngjarje kjo e ndodhur më datë 05.05.2018, në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të metejshme.

Login to post comments