Media angleze: Si po e vë nën kontroll trafikun e drogës mafia shqiptare

Saturday, 15 September 2018 10:20

Frike nga mafia shqiptare ne Britanine e Madhe. Mediat vendase atje shkruajne se mafia shqiptare me elemente te rrezikshem po depërton gjithmonë e më shumë në trafikimin e drogave të rënda dhe po zë një peshë të madhe në tregun e zi në Birmingam dhe West Midlands.

Ne nje raportim te fundit, “Birmingham Mail” shkruan se gangsterët shqiptarë i kane tashme te ndare zonat e influences.

Nga hulumtimet thuhet se ata fillimisht ishin pjese e menaxhimit te nje  klubi striptizmi, të cilin e furnizonin me drogëra të lehta e të rënda, e duke siguruar ketu klientelen e vet.  Me pas, ne vitin 2016, shqiptarët Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u arrestuan pasi u kapën me plotë 120 mijë paund kokainë në Birmingam.

Vetem pak me pare Agjencia Kombëtare e Krimeve paralajmëroi se bandat shqiptare kanë ndikim të madh në organizatat kriminale në Britaninë e Madhe dhe se disa prej tyre janë edhe kontrolluese kryesore në tregun e trafikimit.

Në vitin 2017. policia në West Midlands arrestoi 140 shqiptarë, mbi të cilët rëndonin 51 akuza nga më të ndryshmet, sa i takon trafikimit të lëndëve narkotike.

Login to post comments