77- vjeçari Haxhi Lika, i cili mbeti i plagosur gjatë një aksioni të forcave RENEA në Divjakë në fshatin Rremas në një intervistë për Fax News tregon si ndodhi ngjarja.
Lika, i cili tashmë ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë tregoi se e ka qëlluar policia dhe se nuk njeh asnjë nga personat që kërkohen.
“U ngrita herët në mëngjes për të përgatitur ushqimin e lopëve. Ne ishim brenda në dhomë, u ngritëm. Erdhi policia, dola në dritare për të parë se çfarë do të ndodhte dhe aty thirrën polcia. Dola në dritare ngrita grilat dhe aty më qëlluan. Më qëlloi policia.
Më çuan në Lushnje ku mora mjekimin dhe më pas në Tiranë. Në Lushnje me bënë dhe skaner.Nuk është e vërtetë që kam dalë me çifte. Unë nuk kam persona të dyshuar në banesë. Unë nuk i njoh personat që kërkon policia.”/faxnews