Policia e Korces vuri në pranga një 35-vjeçar pasi u kap me lëndë narkotike në një lokal në fshatin Libonik-Maliq.
"Ervis Bodes, banues në Korçë, iu gjet 52.6 gr kokainë gjatë kontrollit të çantës së tij personale. Operacioni policor u zhvillua mbrëmjën e së premtes,"-raporton policia.
Veprimet e mëtejshme proceduriale u kryen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Prodhimi e shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.