Bashkia Konispol me mbështetjen e forcave të rendit dhe policisë bashkiake ka zhvilluar ditën e djeshme një operacion antimandarina.
Si pasojë e këtij operacioni janë shkulur në total 250 rrënjë mandarina të mbjella vetëm 4 ditë më parë.
Megjithëse fermerët u janë lutur t’u japin 2 ditë kohë për shkulje vullnetare, lutja e tyre ka rënë në vesh të shurdhër.
“Drogën e lënë mandarinat i shkulin. Ne nuk mbollëm hashash por mandarina. Nuk kishim leje nga bashkia, por kërkuam dy ditë kohë për shkulje vullnetare. Na hoqën bukën e fëmijëve nga goja, 1300 euro dëm.” shprehen fermerët.