Autoriteti i Avionit Civil me anë të një buletini të publikuar online bën me dijë se muaji Gusht 2018, shënon edhe shifrat më të larta të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga dhe drejt “Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza “të Tiranës
“Nga të dhënat zyrtare që AAC disponon kompania me numrin tejet të lartë të vonesave vijon të mbetet “Fly Ernest” me 10 anulime në 31 ditë, dhe me vonesa që në shifra shkojnë në 19 mbi 3 orë por dhe disa mbi 6 orë. Kompania e dytë me më shumë vonesa renditet “Albaëings” me 7 vonesa mbi dy orë. Si arsye kryesore të dhëna nga kompania “Fly Ernest” jepen “AOG””- thuhet ne buletin.
Sipas të dhënave të AAC, prej 10 muajsh është hapur një drejtori të dedikuar që asiston pasagjerët në plotësimin e formularëve të ankimimit për vonesat mbi 3 orë dhe anullimet e palajmëruara.
“Duke u bazuar edhe në rregulloret europiane, e vetmja mënyrë që qytetarët të përfitojnë 250 euro kompensim për dëmin e shkaktuar nga kompanitë, është plotësimi i formularëve”- thuhet ne buletin.
“Aktualisht në 10 muaj, janë plotësuar gjithsej 900 formularë ankimimi për 1500 persona. Nga kontaktet e vazhdueshme që AAC ka me kompanitë ajrore, formularët janë duke u trajtuar dhe për një periudhë që varion deri në 6 javë, do të jenë edhe shifrat konkrete. AAC i rekomandon edhe njëherë pasagjerët që të ndjekin me vëmendje dhe të plotësojnë saktësisht formularët e ankimimit. Nëse përgjigja nuk është brenda pritshmërive të tyre ne u sygjerojmë të na kontaktojnë për asistencë në adresën elektronike: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., ose pranë zyrave të Sektorit Të Drejtës së Pasagjerit në AAC”- njofton AAC.