Pronari i një dyqani mishi në Korçë është arrestuar pasi AKU i gjeti 500 kilogram mish dhe produkte mishi të ngrira me mbishkrime greke që dyshohet se janë kontrabandë.
Në pranga e policisë u vu shtetasi Nazar Dvorani, 57 vjeç, nga Korça.
Dvoranit iu bllokuan edhe më 1 gusht 2018, 350 kg mish jashtë standarteve sanitare, por ai nuk e ka ndërprerë punën por e ka tjetërsuar atë mish me 500 kg kontrabandë, pra pa asnjë dokumentacion.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.