Mbrëmjen e djeshme kryeministri Rama përuroi linjën ajrore shqiptare, “Air Albania”. Në një ceremoni pompoze ku nuk munguan fjalimet, premtimet, ngjyrat dhe batutat, kreu i qeverisë premtoi ndërtimin edhe të 3 aeroporteve të tjera në vend.
Fluturimet e para do jenë testuese dhe do kryejnë linjën Tiranë-Stamboll e pas kësaj do ketë linjë të rregullt jo vetëm drejt Turqisë por drejt krejt Evropës.
Duke qenë se Turqia është një nga destinacionet më të rrahura nga qytetarët shqiptarë, interesi për të prenotuar bileta do jetë i madh, por ka vetëm një problem të vockël.
“Air Albania” nuk ka faqe zyrtare ku udhëtarët e interesuar të mund të marrin informacione lidhur me datat dhe çmimet e biletave dhe as nuk kanë mundësinë që t’i presin ato./hashtag.al