"Ndër mafiet e huaja, mafia shqiptare dhe mafia nigeriane janë ndër më të pranishmet në territorin italian".
Kështu ka deklaruar sot në një komunikim publik Prokurori Kombëtar i Antimafias e Antiterrorizmit italian, Federiko de Raho, gjatë vizitës në komunën Casal di Principe të Casertës ku u vlerësua me titullin "Qytetar Nderi".
"Ndaj mafias nigeriane e mafias shqiptare është përqëndruar vëmendja e hetimeve me tona", tha Prokurori i Antimafias Italiane.
"Mafia shqiptare, tha ai, vepron në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane me të cilat bën biznes për të administruar së bashku trafiqet ilegale."
Gjithashtu ai ka theksuar se pas disa vitesh mosveprim, në territorin italian ka rinisur dhe trafiku i kontrabandës së cigareve, i organizuar nga mafiet e huaja të pranishme në Itali e që nuk duhen nënvlerësuar.
Prokurori i Anitmafias ka deklaruar se ka kërkuar ngritjen e një komisioni Antimafia në Parlamentin Italian, mungesa e të cilit aktualisht ka krijuar një problem në aktivitetin e Antimafias italiane.