Policia e Maliqit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një mësues të shkollës së mesme të fshatit Podgorie, i identifikuar si shtetasi me iniciale E.Xh, 32 vjeç.
Policia sqaron se "procedimi ndaj tij filloi pasi, ky shtetas duke qenë me detyrë mësues në shkollën e mesme të fshatit Podgorie, për shkak të detyrës, në ambjentet e saj, dyshohet se ka goditur Drejtorin e shkollës shtetasin A.B, 43 vjeç, banues në Korçë".
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale bazuar.