Bien në prangat e policisë dy adoleshentët që tmerruan Vlorën

Diel, 16 September 2018 16:13

Dy adoleshentë janë kapur dhe arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke vjedhur një dyqan.

Mësohet se ata akuzohen edhe për të paktën 4 vjedhje banesash.

Të arrestuarit janë dy adoleshentët me inicialet A. Z., dhe F. B.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Kapen në flagrancë autorët e  vjedhjes së një dyqani.

Dy te arrestuarit  të dyshuar edhe për vjedhje të tjera.

Seksioni për Krimet pranë Komisaritatit të Policisë Vlorë, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

A.Z., 17 vjeç, banues në Vlorë.

F.B., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15.09.2018, në lagjen ‘24 Maji’ këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë  marrë kasën fiskale me disa para.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera regjistruar si më poshtë:

- Më datë 08.05.2018 - vjedhje banese,

- Më datë 27.06.2018 - vjedhje banese,

- Më datë 06.08.2018 - vjedhje dyqani,

- Më datë 09.08.2018 - vjedhje në rrugë.

Vjedhje për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ‘Vjedhja’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...