The Sun: Zgjerohet aktiviteti i bandave shqiptare, të tretë në Britani

Diel, 16 September 2018 15:56

Rrjetet shqiptare të drogës po zgjerojnë në mënyrë të pandalshme aktivitetin e tyre në Britaninë e Madhe, duke tkurrur rivalët vendas e të huaj.

E përditshmja “The Sun” shkruan se grupet e organizuara kriminale shqiptare po zëvendësojnë me shpejtësi shpërndarësit e vegjël të drogës në Birmingam dhe rrethina. Vetëm gjatë vitit të kaluar, policia vendase arrestoi 140 shpërndarës shqiptarë të drogës. 51 prej tyre po përballen me akuza.

Ndër të arrestuarit përmenden edhe Bekim Domi e Shkëlqim Dardha, që vlerësohen si trafikantë të rangut të lartë. Ata u kapën pasi në Mercedesin e tyre u kap një sasi kokaine me vlerë mbi 130 mijë Euro.

“The Sun” konsideron si një prej trafikantëve më të mëdhenj Klodjan Çopjan, i cili vuan dënimin në burg. Ai ka përmbytur tregjet e Londrës dhe juglindjes me kokainë të cilësisë më të lartë, duke korrur një fitim prej 168 milionë Eurosh. Avantazhi i tyre, sipas të përditshmes britanike, është se kanë nën kontroll kokainën e cilësisë më të lartë që hyn në vend.

Shqiptarët renditen të tretët përsa i përket hapsirës që zënë në tregun britanik të drogës, në një listë ku edhe kosovarët janë të pranishëm./Tv Klan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...