Një pikë këmbimi valutor në qytetin bregdetar të Vlorës ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Bashkimi" të qytetit.
Grabitësit kanë shfrytëzuar momentin që pronari po mbyllte subjektin për ta sulmuar, duke i marrë një sasie të konsiderueshme parash.
Mësohet se pronari i Exchange është vënë në ndjekje të grabitësve me makinën e tij.
Policia e Vlorës gjithashtu është në kërkim të autorëve.