Zeljka Rolovic u arrestua disa herë nga policia për organizim elitar të prostitucionit në Malin e Zi, dhe në jahtet ku vinin klientët e saj, shiheshin shpesh sportistët e famshëm kroatë, politikanë të rëndësishëm sllavë dhe shqiptar, deputetë dhe biznesmenë, shkruan “telegraf.rs”.
Unë erdha në universitet në Beograd por hyra në elitën e prostitucionit dhe më pëlqeu. E njohur si “Madam Seljka”, këto ditë ajo rrëfeu detaje për jetën e saj të turbullt, se si ajo ishte vetëm 10 vjeçe, kur i ati i vrau nënën, gjyshen (vjehrrën e tij) dhe më pas veten.
Por ajo që është më interesante në këtë rrëfim është fakti, kur Zeljka tregon se, si e zhvillon aktivitetin e prostitutave elitare “escort” në jahtet e Kotorrit dhe Budva-s për klientët “special” të biznesit dhe politikës në ballkan.
Zeljka tregon ndër të tjera në një rrëfim të gjatë për “Telegraf.rs”, se ndër klientët e “rregullt” të saj janë politikanët dhe deputetët nga Shqipëria.
“Po, ata vijnë shpesh dhe paguajnë mjaftë mirë vajzat. Ka nga ata që kanë edhe jahte apo shtëpi të blera këtu në Mal të Zi. Janë shumë të pasur, por të gjithë të martuar… Ata vijnë gati çdo fundjavë dhe më kërkojnë që t’u organizoj ‘party’”,- tregon “mbretëresha e prostitucionit” në Ballkan.