Foto/ Kapen me 6 milionë euro marijuanë, arrestohen dy shqiptarë në Itali (emrat)

Hënë, 17 September 2018 17:15

Policia italiane në Foxhia ka sekuestruar një furgon tip Fiat “Ducati” me 800 kg marijuanë e ka vënë në pranga dy shqiptarët Marsel Brakollari 25 vjeç e Xhuljano Haxhiraj 22 vjeç.

Mjeti është pikasur nga forcat italiane të rendit ndërsa po kryente manovra të dyshimta në zona Capojale në komunën Cagnano Varano në provincës e Foxhias.

Furgoni nuk i është përgjigjur urdhrit të ndalimit të policisë italiane.

Pas një ndjekje prej disa minutash trupat e policisë italiane kanë mundur të ndalojnë furgonin me drogë, i cili ka tentuar disa herë të përplaset me automjetin e policisë e më pas është përplasur me bordin e rrugës.

Menjëherë pas aksidentit 4 persona në bordin e tij janë përpjekur të largohen në këmbë.

Policia italiane ka munduar të kapë vetëm 2 prej tyre; shqiptarët  Marsel  Brakollari 25-vjeç e Xhuljano Haxhiraj 22-vjeç

Në brendësi të furgonit janë gjetur 800 kg marijuanë. Sipas autoriteteve italiane droga kap në treg një vlerë prej 6 milionë euro.

Modifikuar më Hënë, 17 September 2018 17:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...