×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kryeministrja e Rumanisë pret në zyrë kryetarin e KLSH

E Enjte, 20 September 2018 14:41

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj nënshkroi rinovimin e Marrëveshjes dhe Planin e Bashkëpunimit për aktivitete të  përbashkëta 2018-2021 mes Gjykatës së Llogarive të Rumanisë dhe KLSH-së.

Gjatë vizitës në Rumani, Kryetari i KLSH u prit nga Kryeministrja e Rumanisë, zj. Viorica Dăncilă në zyrën e saj të punës.

 Zj. Dăncilă theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve mike, Shqipërisë dhe Rumanisë është me rëndësi për bashkëpunimin ballkanik dhe integrimin e plotë të vendeve të rajonit në familjen e madhe evropiane. “Në këtë drejtim”, cilësoi Kryeministrja Rumune ,”partneriteti mes të dyja institucioneve supreme të auditimit luan një rol parësor”.

Nga ana e tij, z. Leskaj, pasi i shprehu Kryeministres së Rumanisë mirënjohjen për ndihmën që populli rumun dhe qeveritë e tij i kanë dhënë përpjekjeve të popullit shqiptar për të formuar shtetin e tij të pavarur, nënvizoi se shkëmbimi i eksperiencave në fushën e auditimit të jashtëm publik ndikon në forcimin e besimit të qytetarit në qeverisjen publike.

Kryetari i KLSH u prit gjithashtu  në Parlamentin rumun nga Marius-Constantin Budăi, Kryetar i Komisionit për Buxhetin, Financat dhe Bankat.

Login to post comments