Ka prezencë kriminelësh në zyrat e shtetit dhe jo krimineli vetë, por e dashura, motra ose bashkëshortja e tij.
Ka qenë kjo deklarata e kryetares së LSI-së, e ftuar në Top Channel.
“Dëgjojmë që kriminelët që janë në kërkim bëjnë sherre nëpër klube dhe nuk del asnjë njoftim. Ndërsa politika tashmë është bërë argate e krimit. Ka prezencë kriminelësh në zyrat e shtetit. Jo krimineli vetë në zyrë, por e dashura, motra ose bashkëshortja e tij”, deklaroi Kryemadhi në emisionin ‘Open’.