Qeveria iu hoqi këtë vit ndihmën ekonomike 29 mijë familjeve, përfitimi 35% më i ulët se minimumi jetik

Premte, 21 September 2018 07:01

Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit përfituan ndihmë ekonomik rreth 52 mijë e 700 familje, nga rreth 81 mijë e 900 mijë familje që ishin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.

Nga të dhënat shihet se mbi 35 për qind e familjeve që më parë trajtoheshin me ndihmë, tani nuk e marrin më. Mirëpo teksa numri i familjeve është shkurtuar me ritme të larta, masa e ndihmës për familje ka shwnuar njw rritje tw lehtw. Në gjashtëmujorin e parë të 2018 paga mujore ishte rreth 5,100 lekë, nga rreth 4,200 lekë që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Kësti mujor i ndihmës ekonomike është shumë më i ulët si minimumi jetik. Aktualisht sipas standardeve ndërkombëtare të varfërisë minimumi jetik është 2 dollarë në ditë. Shuma kjo e konvertuar me monedhën vendas i bie rreth 8 mijë lekë në muaj. Ndërsa sipas studimeve kombëtare (Avokati i Popullit 2016) minimumi jetik në Shqipëri për një person është 16 mijë lekë në muaj.

Edhe pse numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike po shkon drejt përgjysmimit, pagesa për ndihmën ekonomike është 35 për qind më e ulët se kufiri ndërkombëtar i minimumit jetik dhe 68 për qind më i ulët se vlerësimet kombëtare.

Në shkurt të këtij viti, aplikimi i sistemit të ri të Ndihmës Ekonomike nxori nga skema disa mijëra familje duke ulur me më shumë se 1 të tretën numrin e familjeve që përfitonin.

Në atë kohë shumë prej familjeve shprehën ankesën se ishin përjashtuar me pa të drejtë dhe se kriteret e përdorura nuk ishin tregues realë të situatës. Kjo bëri që bashkitë të mbyteshin me ankimime, të cilat i transferoheshin më pas Ministrisë së Mbrojtjes Sociale e cila është edhe përgjegjësja për projektin. Por nga ajo kohë duket se edhe vetë institucionet kanë konstatuar se numri i familjeve të varfra është më i madh sesa ajo që sistemi ka “mbajtur” falë plotësimit të kritereve.

Një rishikim i fundit i projektit “Modernizimi i Asistencës Sociale” nga ekipi i Bankës Botërore dhe publikuar këto ditë tregon se në fakt banka është në negociata me qeverinë për të parë mundësinë e shtimit të numrit të familjeve të varfra në skemë.

Modifikuar më Premte, 21 September 2018 07:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...