Kompania ajrore që mbart flamurin e Dubait, Emirates, po kërkon të blejë fqinjin e saj me humbje, Etihad. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, do të krijohej linja ajrore me më shumë pasagjerë në botë.
Bisedimet flitet se janë ende në një fazë paraprake, por duket se Emirates do të blejë biznesi ajror të kompanisë nga Abu Dhabi, ndërsa Etihad do të mbante degën e saj që bën mirëmbajtjen e avionëve.
Marrëveshja do të kërkonte miratimin e sundimtarëve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Nëse do të bashkoheshin, kompania e përbashkët do të mblidhte një total prej 360.3 miliardë kilometrash të fluturuara në pasagjerë, krahasuar me 320 miliardë të American Airlines Group, e cila ka një vlerë tregu prej 19.2 miliardë dollarë.
Dy linjat ajrore kanë qenë gjithmonë në konkurrencë me njëra-tjetrën, për shkak se konkurrojnë për të tërhequr të njëjtët pasagjerë në udhëtime në distanca të largëta si në Azi apo në Perëndim.
Emirates është linja ajrore më e madhe në botë për destinacione ndërkombëtare dhe e katërta në botë për totalin, pas tre linjave amerikane American, Delta dhe United.
Kombinimi i linjave ajrore do të shtonte provat se Abu Dhabi dhe Dubai po konsolidojnë bizneset e tyre për të rritur konkurrencën. Në vitin 2013 kompanitë nga këto vende formuan “Emirates Global Aluminium”, një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë, në një vlerë prej 15 miliardë dollarësh. Ato kanë studiuar gjithashtu një bashkim të mundshëm të bursave të tyre.