Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu sapo ka reaguar ndaj arrestimeve të bluzave të bardha në Shkodër nga Policia e cila sipas tij i ndalon si kriminelë ndërsa në këtë qytet bandat qarkullojnë të lira dhe të armatosura.
Reagimi i Tritan Shehut ne FB
Ne Shkodër arrestohen si “kriminele” personeli mjekësor i hemodinamikes...,ndersa bandat kriminale qarkullojnë aty te lira, te armatosura!
Lajmin e arrestimit te një stafi mjekësor, duke kërkuar edhe heqjen e te drejtës se ushtrimit te profesionit, pa u marre përpara ne pyetje, pa nje raport te kontrollit te shtetit, pa një analize profesionale te akuzës, pa nje ndjekje ne gjendje te lire e me tej te një vendimi te formës se prere te gjykatës, e ndoqa me shqetësim.
Ne momentin e pare mendova për krime a gabime te renda, me pasoja vdekjen e disa pacienteve, “konspiracione”, a te tjera akte ekstreme, qe mund te rendonin mbi atë personel shëndetësor.
Me tej u habita, kur po lexoj e dëgjoj se ata akuzohen për “programim te gabuar” te aktivitetit te klinikes, pra dhe te porosive te materialeve te konsumit, gje qe kërkon se pari nje diskutim profesional klinik.
Dhe për nje akuze te tille arrestohen pa asnje thirje paraprake, pa asnje gjykim ne themel, duke lene edhe pacientet pa shërbim invaziv urgjence, sikur te paraqisnin rrezikeshmeri te larte, apo te ishin kapur ne flagrance, duke kryer nje veper te rende kriminale, ne te vertete sikur te ishin kriminele me damke.
Eeeee...po te ishin te tille apo trafikante droge, gjobvenies, terrorizues te Shkodres a dicka tjeter e ngjashme...nuk do ishin ne qeli.
Ndërsa vazhdon te damkosen mjeket e personeli shëndetësor me “vulen” e krimit, te stimulohet nje urrejtje patologjike ndaj tyre, sikur ata te ishin përgjegjësit e gjendjes katastrofale te sistemit tone shëndetësor dhe te vendit.
Apo kerkohet qe me nje gur te “vriten disa zogj”, te krijohet edhe imazhi se policia, prokuroria, drejtesia po punojne, asgjësuan nje “komplot” shkaterrues ne shendetesi e me deme kolosale ndaj “ekonomise socialiste”; ne nje kohe qe keqberesit e vertete kontrollojne institucionet e terrorizojne qytetaret?!
Pa asnjë dyshim cdo veprim i pa ligjshem duhet denuar, por ka disa shkallezime, procedura, etapa, klasifikime per te arritur ne ate konkluzion, duke filluar qe nga analizat profesionale, vendimet administrative, ndjekjet ne gjendje te lire etj etj, deri te vendimet e formes se prere, perpara te tilla arrestimeve ”spektakolare” per te tilla akuza, sic po lexoj ne media, per ate personel!