Agron Haxhimali: Bashkitë keq me financat, ekspertët në alarm, qytetarët po humbasin sigurinë ekonomike

Premte, 21 September 2018 08:56

Një ditë pas publikimit të një raporti mbi të ardhurat e bashkive, të cilat në 6-mujorin e parë të këtij viti kanë pësuar rënie të theksuar, ekspertët e fushës rendisin shkaqet kryesore si dhe pasojat e kësaj situate.

Sipas Agron Haxhimali-t, që është kreu i Shoqatës së Bashkive, shkaqet janë të shumta, por ajo çka duhet të theksohet, mbetet fakti, se qytetarët me këtë ritëm po humbasin sigurinë ekonomike e sociale.
Nga ana tjetër, ai e konsideron si një lajm shumë të keq faktin, se bashkitë nuk po mbledhin dot të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore, çka për të, lidhet me nivelin ekonomik shumë të dobët të familjeve, mungesën e kapaciteteve të bashkive, klimën politike jo stabël dhe jo premtuese apo edhe “rënien në gjumë” të bashkive, duke qenë se ky është viti i fundit i mandatit të kryebashkiakëve.
Sipas Haxhimalit, ky nivel të ardhurash do të përkthehet në më pak shërbime ndaj qytetarëve, por nga ana tjetër, ata do të fitojnë kulturën e mospagesës së taksave e tarifave vendore, çka për pushtetin lokal është një barrë shumë e rëndë.
Të ardhurat e grumbulluara nga 61 bashkitë e vendit në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, rezultuan me rënie të theksuar, ku taksa e ndërtesës ishte ndër më të “dështuarat”.
Sipas raportit të portalit www.financatvendore.al publikuar nga CoPlan dhe Ministria e Financave, doli në pah, se në fund të muajit qershor, të ardhurat e grumbulluara nga bashkitë arritën në 9.0 miliardë lekë.
Duke krahasuar këto të dhëna me ato të një viti më parë, paratë e grumbulluara nga bashkitë, rezultuan rreth 2.5 miliard lekë më të ulëta ose në rënie me rreth 21.5%.
Të ardhurat nga taksat vendore, regjistruan një nivel prej rreth 4.7 miliard lekë, në ulje me rreth 38.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Bashkitë kanë mbledhur më pak të ardhura nga tarifat vendore, nga sa ishte parashikuar. Cili është shkaku i kësaj situate?
Lajm aspak i mirë. Aspak i mirë për qytetarët, pasi njihet parimi “taksa të paguara, shërbime të përfituara”, pra qytetarët nuk do marin shërbimet që kërkojnë.
Por është një lajm i keq edhe në aspektin administrativ. Pra kapaciteti i mbledhjes së taksave dhe tarifave nuk është në nivelin e duhur.
Pse ka ndodhur kjo?
Për mua është e pritshme dhe e kam parashikur disa muaj më parë duke iu referuar raportit të 3-mujorit të parë, ku shifrat nuk tregonin bindje për ecuri pozitive.
Kjo ka disa arsye, e para: Fenomene të tilla te ne ndodhin kur mendojmë se jemi në vitin e fundit të mandatit dhe kurba e fuqisë administrative e pushtetit shkon në zbritje.
Kuadri ligjor me mangësi dhe i paplotë që favorizon bashkitë në kryerjen e funksioneve.
Një tjetër shkak, lidhet sidomos me nivelin e taksës së banesës, ndryshimi i ligjit të taksimit të pasurisë, si dhe ndërhyrjet për ndryshime në mes viti dhe ndërhyrjet me deklarata se taksa do mblidhet nga 1 prilli, sdo mblidhet pas 1 prillit, shtyhet pa afat, fillon me 1 janar 2019 etj, çka vunë në vështirësi zyrtarët e bashkive, por krijuan dhe mjegull që favorizon dhe ndikoi negativisht.
Shkak tjetër është edhe klima politike jo stabël dhe jo premtuese.
Por këtu ka dhe nje argument, që edhe pse renditet i fundit, është shkaktar i parë: Niveli ekonomik i familjes shqiptare, varfëria.
Nuk përjashtohet si shkak edhe ai i kapaciteteve vendore për të administruar mirë tërë sistemin vendor të taksave dhe tarifave.
Por dhe bashkëpunimi nderinstitucional është i vakët fare.
Cilat do jenë pasojat?
Pasojat janë drejtpërdrejt me sasinë dhe cilësinë e shërbimeve që do marrin qyetarët.
Por pasoja të tjera mund të jenë të lidhura me krijimin e kulturës mospaguese dhe mosmbledhëse sa herë afrohemi në zgjedhje, dhe kjo na mban në një ekonomi në stanjacion dhe një zhvillim lokal pa zhvillim. Kjo e ndërthurur dhe me nivelin e të ardhurave qendrore, bën që qytetarët jo vetëm të mos marrin shërbime por humbasin sigurinë ekonomike dhe sociale. Ky problem për mua është shumë më i madh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...