Katër shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe pasi tentuan të trafikonin 11 bashkëatdhetarë me kamion.
Miklovan Bazegurore dhe Fation Shuti ishin dy organizuesit e tentativës e cila u zbulua më 14 Qershor të 2016-s nga Agjencia Kombëtare britanike e Krimeve.
11 klandestinët shqiptarë ishin fshehur brenda një ngarkese më rroba në kamion. Mes tyre ishin edhe dy minorenë.
Gjithashtu u arrestuan edhe Astrit Shehu dhe Bagram Hasa. Shehu ishte një pasagjer në kamion, ndërsa Hasa priste me makinë disa prej shqiptarëve në momentin që u arrestua.
Hetimet vazhduan dhe zbuluan që Bazegurore dhe Shuti ishin dy organizuesit e trafikut dhe u arrestuan, i pari më 20 Qershor të 2016-s ndërsa i dyti më 5 Dhjetor të 2017-s, shkruan AbcNews. Të dy burrat kishin qenë nën vëzhgim nga Agjencia e Krimeve prej disa muajsh.
Ata udhëtuan nga Amsterdami në Blegjikë më 13 Qershor 2016 dhe u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar ditën tjetër. Autoritet besojnë se gjatë këtij udhëtimi ata ngarkuan shqiptarët në trailerin e kamionit.
33-vjeçari Shehu jetonte në Londër, ndërsa Hasa, 56 vjeç, në Enfield. Ata kanë nënshtetësi britanike dhe u shpallën fajtorë për bashkëpunim në emigracionin e paligjshëm nga Gjykata e Kurorës së Aylesbury.
Ndërkohë edhe Shuti, 33 vjeç është me nënshtetësi Britanike, ndërsa Bazegurore me kombësi kosovare. Ata pranuan akuzat që në seancat dëgjimore në Mars.
Të katër shqiptarët u dënuan të enjten nga Gjykata e Aylsbury. Bazegurore, Shuti dhe Sheu u dënuan me nga 3 vite burg ndërsa Hasa me 18 muaj heqje lirire.