Situata në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk është aspak e mirë, madje mësohet se ka pasur edhe përplasje fizike.
Burime për 55News.al, bëjnë me dije se 10 prokurorët për të cilët ka nisur hetim disiplinor, nuk janë lejuar që të futen në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Drejtuesja e këtij institucioni, Donika Prela u ka mbyllur derën, ndërsa 10 prokurorët kanë kërkuar të futen në zyrë.
Por pas debateve të mëdha, është kërkuar ndihma e policisë për ti nxjerrë jashtë prokurorët.
Po ashtu, 55News.al mësohet se ka pasur edhe përplasje fizike mes prokurorëve, por ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.