Arta Marku vazhdon të mos e ketë situatën nën kontroll në prokurori.
Pasi vendosi nën hetim 10 prokurorë të Krimeve të Rënda, ajo ka vendosur të shkarkojë dhe njeriun e saj të besuar, Sokol Stojani.
Shkarkimi i tij është bërë pasi, Sokol Stojani ka refuzuar urdhrin e Arta Markut për të hetuar kolegët e tij.
Burime të sigurta bëjnë me dje se ka pasur një debat mes Markut dhe Stojanit, pasi ky i fundit i ka shpjeguar kryeprokurores se vendimi për nisjen e hetimit disiplinor është i jashtëligjshëm.
Por, duket se Marku nuk e ka dëgjuar arsyetimin e tij, duke e shkarkuar edhe nga detyra. Për të çuar deri në fund misionin për të cilën ajo erdhi në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, me bekimin e Ramës, Arta Marku duket se po sakrifikon çdo kënd, edhe njerëzit të cilët i ka vendosur vetë në atë detyrë.