Mesazhi i eurodeputetes Doris Pack, dhënë për miratimin e ligjit për shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e 6 kullave.
“Jam këtu sepse më pëlqen Shqipëria, më pëlqejnë njerëzit por më shumë më pëlqejnë vendet me TrashëgimKulturore. 2018 është viti i Trashëgimisë Kulturore, ne po u japim para ta mbrojnë, ndërsa ata po i marrin paratë për ta shkatërruar Trashëgiminë Kulturore. Ky është një vend i jashtëzakonshëm që duhet ruajtur patjetër. Nuk mund ta kuptoj se si një qytet mund të votojë ligje të tilla që në fakt po përdoret për të pastruar paratë.
Nuk ka ligj që mund të anashkalojë Këshillin Bashkiak të Tiranës që është e vetmja rrugë ligjore.
Është një ligj që kaloi dje pa votën e kryeministrit.
Shoh që ka njerëz që protestojnë prej më shumë se 100 ditësh, e nuk e di se si mund të anashkalohen. NË BE këta njerëz respektohen dhe dëgjohen.”