Komuniteti rom në Fushë-Krujë është një komunitet i madh që arrin afro 1300 banorë. Banorët e këtij komuniteti thonë se shumica absolute e fëmijëve të tyre nuk shkojnë fare në shkollë, pasi për ata nuk është interesuar asnjeri.
Janë vetëm 20 – 30 fëmijë që shkojnë në shkollë, ndërsa të tjerët sillen rrugëve.
Këtu në ketë komunitet ka plot fëmijë me moshë të madhe që nuk kanë shkuar asnjëherë në shkollë.
Madje shumica e atyre që shkojnë në shkollë nuk dinë as të shkruajnë e as të lexojnë.
Prindërit e tyre, pjesë e këtij komuniteti, thonë se për romët nuk interesohet njeri.