Gazetarja e njohur zbulon gafën e Arta Markut

Premte, 21 September 2018 22:27

Gazetarja Anila Hoxha mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Repolitix”, ku u diskutua çështja më “e nxehtë” e ditës, për kaosin e krijuar te Krimet e Rënda.

Gazetarja Anila Hoxha rrëfeu se në deklaratën e Arta Markut kishte një gabim të madh, pasi Marku e cilësonte Parlamentin sovran, ndërkohë që sovran quhet populli.

“E ndjej si përgjegjësi kushtetuese por edhe si detyrim qytetar, t’ju garantoj, se përsa kohë do të jem në detyrën që më ka ngarkuar Parlamenti shqiptar, sovrani im dhe i juaji, të dashur qytetarë të vendit tim, unë jam e vendosur për të zbatuar pa hezitimin më të vogël Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe Kodin e Etikës së Prokurorit dhe nuk mund të rri duarkryq kur prokurorët e shtetit refuzojnë të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese dhe ligjore”, shkruante Marku në deklaratën e saj.

“Parlamenti sovran? Sovrani jemi ne. Kur bëhen gafa të tilla, imagjino”, u shpreh gazetarja e cila kritikoi mjaft sjelljen e Kryeprokurores në çështjet e fundit.

Login to post comments