Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa janë kontrolluar disa banesa dhe objekte.
Grupi i goditur dyshohet se u vinte gjoba bizneseve, ndërsa pjesëtarët janë nga zona e veriut të Shqipërisë.
Operacioni është ende në vijim, ndërsa deri tani janë disa të arrestuar.