Xhafaj u kërcënua nga Holanda për bandën e Bajrit

Saturday, 22 September 2018 11:41

Herën e fundit, kur Fatmir Xhafaj, shoqëruar edhe nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjoni, vizitoi Holandën, në tryezën e homologut holandez gjeti të hapur një dosje mbi të cilën shkruaj flamandisht: Dosja Bajri.

Për vendet e Beneluksit, Safet Bajri dhe grupi i tij ishte një shqetësim kryesor dhe për Shqipërinë përcaktues për fatin e integrimit. Bëhet fjalë për vizitën e 22 majit, kur ministri i brendshëm shqiptar shkoi me mision për të “bindur” Hagën që të jepte ‘ok’-in për nisjen e negociatave.

Autoritetet e një prej vendeve më skeptike të BE, në raport me Shqipërinë kishin nisur presionin ndaj Tiranës për të frenuar kriminalitetin në Hollandë, veçanërisht të bandës së Bajrit që po bënte kredinë në trafik droge e prostitucion në zemër të BE-së.

Sipas informacioneve të sigurta, mësohet se në takimin që ka pasur dyshja Xhafaj-Gjoni një nga kërkesat kushtezuese të Hollandës, ka qënë pikërisht arrestimi i Safet Bajrit dhe bandës së tij në Tiranë e Shkodër.

Madje burimet bëjnë me dije se ministri i drejtësisë dhe sigurisë së Holandës ka kërcënuar Xhafën se nëse operacioni dështon, ai do të bënte deklaratë publike ku të bënte përgjegjëse qeverinë shqiptare për këtë.

Në këto kushte, shtuar dhe presionin nga Belgjika, ministri Xhafaj dhe drejtuesit e policisë së shtetit nën presion janë detyruar të servirin Prokurorisë së Krimeve të Rënda informacionet e marra nga Haga e Brukseli për të kryer hetimin e përmbyllur një ditë më parë me arrestimin e 11 anëtarëve të bandës Bajri. /Syri.net/

Login to post comments