Xhafaj: Drejtësia nuk mund të futet në karantinë

Premte, 17 Prill 2020 15:47

Fatmir Xhafaj, ish ministri i Drejtësisë, sot deputet dhe anëtarë në Komisionin e Ligjeve, përmes disa mesazhe e në Twitter thotë se ‘nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re’.

Ish-kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për ndryshimet kushtetuese, Fatmir Xhafaj, u bën thirrje gjyqtarëve, prokurorëve por edhe anëtarëve të organeve të reja të drejtësisë që të mos e ndalin punën e tyre.

Xhafaj nënvizon se sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet.

Ai nënvizon se COVID-19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve dhe gjykimeve dhe se nuk mund të humbet më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re.

 ‘Një pjesë e njerëzve të drejtësisë janë solidarizuar për të dhuruar një pjesë të pagave të tyre. Shumë prej tyre, Gjykata e Lartë dhe prokurorët kryesisht, janë në krye të detyrës këto ditë. Shumë çështje presin të shqyrtohen, vendime që të zbardhen. Kjo është realisht gjëja që na duhet. Gjyqtarët dhe prokurorët, Organet e vetingut, KED, ILD, KLGJ dhe KLP, gjithë sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet! #COVID19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve & gjykimeve. Nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re’, thekson Xhafaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...