Zjarr i madh në Gjirokastër, terreni i thyer vështirëson punën për fikjen e tij. Digjet stani

Saturday, 22 September 2018 14:42

Një zjarr i madh ka rënë në Kërcullë të Gjirokastrës. Shkrumbohen 5 ha kullota dhe 3 ha pyll me pisha. Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve të cilat po bëjnë kërdinë.

Për shkak të terrenit të thyer zjarrëfikëset e kanë të pamundur të operojnë me botin e ujit dhe për rrjedhojë po luftojnë me zjarret me mjete rrethanore.

Komandanti i zjarrëfikësve të Gjirokastres Kujtim Bizhga konfirmon se po punohet në terren për të shuar flakët e zjarrit.

Ndërkohë që mësohet se nga flakët është përfshirë një stan në Malin e Gjerë mbi Kërcullë.

Login to post comments