Organizata Botërore e Shëndetësisë e alarmuar ka lajmëruar se çdo vit, alkooli vret rreth 3 milionë persona në botë, një shifër e lartë që përfaqëson një të vdekur në njëzet persona.
Në raportin e hartuar mbi konsumin e alkoolit në botë dhe pasojat negative mbi shëndetin, agjencia e OBSH-së thekson se konsumimi i alkoolit është shumë i dëmshëm pasi po vret më shumë individë sesa AIDS, tuberkulozi dhe dhuna të mbledhura sëbashku.
Sipas raportit, 5.3% e vdekjeve në mbarë botën janë të lidhura me alkoolin çdo vit, sipas OBSH-së.
Tek moshat më të reja, 20-29 vjeç, kjo normë arrin në 13,5%.