Një shqiptar është arrestuar nga karabinierët, pasi rezulton se ishte në kërkim prej disa vitesh. Në pranga e policisë ka përfunduar shqiptari Ahmet Balla, 40 vjeç banues prej vitesh në zonën e Vareses.
Së pari policia e ndaloi shqiptarin për një kontroll të rastësishëm, por pas verifikimit rezultoi se ai ishte person i kërkuar, pasi drejtësia italiane e kishte dënuar me 1 vit e dy muaj burg për mashtrim të rëndë në dëm të shtetit italian, në periudhën 2008-2012, për përfitime financiare pa të drejtë.
Shqiptari po lëvizte me makinën e tij tip ‘Toyota Prius’ në momentin që u ndalua nga policia, por pas kërkimit të dokumenteve të identifikimit, 40-vjeçari u bë nervoz duke nxjerrë letra të ndryshme dhe denoncime false për humbje dokumentesh.
Pas verifikimeve dhe identifikimit me anë të shenjave të gishtave, policia italiane ka vënë në pranga shqiptarin.