Vonesat e nisjes së fluturimeve për shqiptarët janë kthyer tashmë në një shqetësim të zakonshëm.
Pasagjerët të cilët kishin planifikuar që të udhëtonin në destinacionin Milan Malpensa në orën 17:00, janë të detyruar që të presin dhe mbi tre orë të tjera në Rinas.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale gazetari Everest Dedaj shkruan se fluturimi për në Milan Malpensa është shtyrë papritur.
Sipas tij shkaku i vonesës është se një nga pilotët rezulton i dehur.
Postimi i plotë
Paradoks Shqiptar!
Orari i fluturimit eshte ne oren 17:00. Pas check-in, behesh gati per te marr autobuzin per ne avion. Pa pritur kur portat ishin hapur, njoftohesh se fluturimi shtyhet per ne oren 20:30!
Me kete u mesuam!
Absurdi: shkaku i voneses eshte se nje nga pilotet rezulton i dehur!