Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një zonë me presion të lartë atmosferik (A) e cila po na garanton në vendin tonë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm.
E Diel 23 Shtator 2018
E Diel dt 23 Shtator vendi ynë do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike pra me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në mesditë dhe prani të mjegullinës përgjate luginave. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (SW) me shpejtësi 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 12/31°C
Zonat e ulëta 12/32°C
Zonat bregdetare 18/31°C
E Diel 23 Shtator 2018
Kosova per ditën e Diel dt 23 Shtator moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri në mesatare. Temperaturat në mesditë do të regjistrojnë vlera nga 24°C deri në 28 °C.
E Hënë 24 Shtator 2018
Fillimi i javës dt 24 Shtator vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në mesditë . Era do të intesifikohet me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 12/29°C
Zonat e ulëta 13/32°C
Zonat bregdetare 18/31°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari