Gjashtë familje rome kanë mbetur në qiell të hapur, pasi një zjarr i fuqishëm i rënë mëngjesin e së shtunës ka shkrumbuar barakat e tyre në hyrje të qytetit të Shkodrës tek zona e “By pass-it”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit, kur gjithë familjet kanë qenë në gjumë. Ata tregojnë se zjarri ka qenë i fuqishëm dhe kanë rrezikuar jetën.