Një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Vlorës mbrëmjen e kaluar. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë në lagjen “Isa Boletini” rreth orës 03:20.
Lënda eksplozive ishte vendosur në hyrje të një banese në pronesi të shtetasit Jovan Çela, 43 vjeç, në katin e katër të një pallati. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve si dhe identifikimin e autorëve.