Policia shqiptare publikoi mëngjesin e kësaj të diele goditjen e një rasti të trafikut të drogës në kufirin tokësor me Greqinë dhe bëhet fjalë për 46 kilogram kanabis sativa. Kjo peshë është e papërfillshme në krahasim me tonelatat drogë të kapura vetëm muajin e fundit nga vendet fqinjë me Shqipërinë.
Ajo që habit është fakti se në shumicën e rasteve që policia shqiptare kap drogën pesha e lëndës narkotike nuk i kalon 100 kilogramët, ndërkohë që Guardia di Finanza vetëm në muajin e fundit ka sekuestruar 3.5 tonë kanabis sativa origjina e së cilës është shqiptare.
Ende nuk ka një analizë se si është e mundur që tonelatat e drogës kalojnë pa u vënë re nga policia kufitare shqiptare ndërsa sasitë me më pak se 100 kilogramë herë pas here shpërndahen në media si suksese të policisë.
3 rastet e fundit të tonelatave me drogë të sekuestruara nga policitë fqinje: