Një video e shpërndarë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit na tregon se si qeveria ka filluar punën për shembjen e godinës për ti hapur rrugën ndërtimit të 6 kullave shumëkatëshe.
“Teatrin Kombëtar, atë që nuk ka asgjë të vlefshme sipas Kryeministrit, po e çmontojnë ditë për ditë, kur nuk ka njerëz vërdallë, për të pajisur Turbinën. Po nuk i ndaluam, do vijnë shumë shpjet për të marrë edhe truallin” është thirrja që Aleanca i drejton qytetarëve.